Ujëvara e Engjëllit në lumin Churun, në shtetin federal Bolivar të Venezuelës ka një lartësi të pabesueshme prej 979 metrash, ndërsa në fund është e gjerë 150 metra. Është ujëvara më e lartë në botë, ku 807 metra përfaqësojnë rënien e pastër të ujit.
Kjo ujëvarë është rreth 19 herë më e lartë se ajo e Niagaras, lartësia e së cilës është 52 metra.
Kur fryjnë erëra të forta, ose kur niveli i ujit në lumin Churun është i ulët, ujëvara e Engjëllit shndërrohet në një re të pikave të ujit dhe shpesh ndodh që asnjë pikë e vetme të mos bjerë në tokë.
Bota perëndimore e ka zbuluar këtë perlë të pabesueshme natyrore në vitin 1935, kur aventurieri dhe piloti akrobatik James Angel e kishte parë derisa po kërkonte ta gjente “Lumin e Artë”. Angel po eksploronte Auyan Teput - Malin e Djallit, duke kërkuar lumin me depozita ari.
Kur Engjëlli, me gruan e tij dhe një mik ishte kthyer për ta vizituar ujëvarën, për shkak të prishjes ishte detyruar që ta ulte aeroplanin në xhungël.
Atyre u ishte dashur të ecnin në këmbë nëpër xhungël plot 11 ditë për të arritur deri tek civilizimi i parë. Ky udhëtim me plot peripeci e kishte frymëzuar aq shumë publikun, saqë në fund edhe vetë ujëvarën e kishte emëruar sipas mbiemrit të “zbuluesit” të saj- James Angel (Engjëlli)
“El faisán de los lagos prefiere caminar diez mil leguas para comer un solo grano y dar cien mil pasos para beber un trago del río a vivir como un rey en una jaula de oro, con el alma mustia.”
Chuang Tse